Rexhep hoxha biography templates
Sample personal biography templates...
Rexhep hoxha biography templates
Rexhep Hoxha, klasiku i fundit i letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj
Prof. Dr. Xhahid BUSHATI
Rexhep Hoxha, shkrimtari nga Kosova, ndërroi jetë në moshën 90-vjeçare (1929 -12.07.2019).
Ishte shkrimtari më i moshuar i letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj. Në qoftë se do t’i kërkojmë rrënjët dhe fillesat e tij letrare, do të thoshim se Hoxha i takonte brezit të parë të shkrimtarëve shqiptarë në Kosovë, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.
Çka do të thotë se, ishte njëri nga krijuesit më të popullarizuar për lexuesit e vegjël në Kosovë, madje njëri nga themeluesit e letërsisë për fëmijë në këtë trevë.
Rexhep hoxha biography templates free
Siç është quajtur nga kritikë e studiues me të drejtë: “Rexhep Hoxha ishte një klasik i letrave shqipe të Kosovës”.
Shkrimtari Rexhep Hoxha e botoi librin e parë me vjersha të titulluar “Gjethet e reja”, 66vjet më parë.
Në librat që shkroi më pas, edhe te poemat, edhe te fabulat solli përherë “gjelbërim” poetik në letërsinë shqipe për fëmijë e të rinj. Erdhi me një profil të veç